“Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e rrespekton vendimin e parlamentit lokal, atëherë këtë lëëndë do të ia drjetojmë gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg” ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

Edhe pse akoma nuk e kemi marrë dokumentin zyrtarë nga ministria gjegjëse me rastin e vendimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit rreth ndryshimit të emrit të sheshit kryesorë në Bujanoc, kemi vendosur që ti ankohemi Gjykatës Kushtetuese, nëse përgjigja është negative, ka thënë Kamberi për “Bujanovacke”, transmeton presheva.com.

“Konsiderojmë se, refuzimi eventual i kërkesës sonë nga ana e institucioneve të R. Sërbisë, është e motivuar politikisht” ka theksuar Kamberi. KK i Bujanocit kah mesi I këtij viti ka marrë vendim rreth ndryshimit të emrit nga “Karagjorgje Petroviq” në “Skenderbeu”. Për ndryshimin e sheshit në Bujanoc kanë votuar 22 këshilltarët e të gjitha subjekteve politike shqiptare në KK të Bujanocit, përderi sa këshilltarët e partive serbe kanë qenë kundër këtij vendimi.

Sheshi i qytetit edhe më tej mbetet “Karagjorgje Petroviq” sepse për këtë vendim duhet të jap dritën jeshile Ministria për administratë shtetërore dhe pushtet lokal. Sipas burimeve brenda kësaj ministrie, kërkesa për ndryshimin e emërtimit të sheshtit është refuzuar me arsyetimin se Këshilli Komunal për Marrëdhënie Ndëretnike nuk ka vendosur njëzërit për ndryshimin e emrit të sheshit./presheva.com/