Shkolla e muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë ka ndryshuar statutin, i cili ishte pengesë për mos hapjen e paraleles në gjuhën shqipe. Një ndër iniciuesit për hapjen e paraleles shqipe në Shkollën e muzikës Rami Mustafi beson se pas këtyre ndryshimeve, Ministria do t’i jep dritë jeshile kësaj iniciative.

Pushteti lokal e kreu punën e vet, tani radha është tek Ministria e Arsimit dhe gjithë ata që janë kompetent për këtë çështje të japin kontributin e vet – tha Rami Mustafi, “Mrika”.

Këshilltari i BDI-së në Kumanovë Ridvan Hasani garanton se nga viti i ri shkollor në këtë Shkollë do të funksionojë paralelja shqipe.

Ai ndryshim është në sektorin e arsimit pranë komunës, ku të njëjtit dje vetëm e kanë nisur për në Ministri të Arsimit për miratim dhe kjo nënkupton se viti i ardhshëm akademik të filloj edhe me paralele në gjuhën shqipe –  tha Sinkron Ridvan Hasani – Koordinator i grupit të Këshilltarëve të BDI – Kumanovë.

Në Shkollën e muzikës “Pançe Peshev” aktualisht rreth 50 nxënës shqiptarë e ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase.