Njëzetë e tre persona janë lënduar në aksidente rrugore që gjatë fundjavës së kaluar kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Prej tyre, më rëndë është lënduar një këmbësor në një aksident rrugor, ndërsa më lehtë janë lënduar 22 persona në 15 aksidente.

Nga gjithsej 33 aksidente të cilat kanë ndodhur gjatë tre ditëve të fundit, dëm material është shkaktuar në 17 aksidente rrugore.

Të premten është kryer ekspertizë në 17 aksidente nga të cilat lëndime të rënda ka marrë një këmbësor, në nëntë lëndime të lehta trupore kanë marrë 13 persona, ndërsa në shtatë është shkaktuar dëm material.

Inspektori i pavarur Dragan Veljanovski informon se të shtunën është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente rrugore nga të cilat në pesë lëndime të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa katër aksidente janë me dëm material.

Dje është kryer ekspertizë në gjashtë aksidente, nga të cilat në një me lëndim trupor kanë kaluar katër persona, ndërsa pesë janë me dëme materiale.

Gjatë tre ditëve të fundit janë sanksionuar 11 shoferë të cilët kanë ecur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit ose që kanë kaluar në të kuqe në semafor, tre shoferë të cilët nuk i kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, 48 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje për qarkullim ose automjet të paregjistruar, si dhe 14 shoferë të cilët gjatë vozitjes nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular.

Me ndihmën e automjetit special “meimanga” janë larguar 89 automjete të cilët në masë e madhe e kanë penguar zhvillimin normal si komunikacionin rrugor ashtu edhe atë motorik.