Grace, në pozicionin tipik të së ëmës, siç do ta quante Aurela “Uooo motra”, krekosje vlonjate apo çdo lloj emri që do ta quani, ka pak rëndësi. Grace, sot feston ditëlindjen e saj të pestë dhe me këtë rast, në një ditë gëzimi të madh si ky, Aurela i ka shkruar një mesazh të ndjerë që e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

bija

Pesë vjet më parë, jetët e të dyve ndryshuan, Aurelës dhe Skerdit, ashtu siç ndryshuan dhe u shuan të gjitha prioritetet para asaj krijese të vogël, e cila, sapo erdhi në jetë, mori të gjithë vëmendjen. Siç ndodh në jetën e çdo prindi, edhe ajo e Aurelës dhe Skerdit, mori një kuptim tjetër – kuptimin e emrit të saj – hiri i Perëndisë.

Në foton e postuar në Instagram, me rastin e ditëlindjes të së bijës, Aurela shkruan:

Si sot në këtë orë, 5 vjet më parë të mora në duar bashkë me babin tënd, e që nga ai moment, jetët tona ndryshuan kuptimin. Çdo gjë që bënim dikur, e bënim për vete. Tani çdo gjë që ne bëjmë, merr emrin tënd. Emrin GRACE (Grejs) HIRI I PERËNDISË. Të jesh e qeshur gjithë jetën o dashuria jonë. Nuk di se si ikin ditët e muajt e ti na rritesh para syve, nga ajo bebja e vogël, e brishtë, e bukur që mora në duar, sot më krekosesh me syzet e mia duke bërë poza. Të duam shumë, o diamanti që i dhe kuptim ҫdo sekondë që marrim frymë.