Ish-kryeministri i Norvegjisë, Kjell Magne Bundevik dje është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar Dales në Uashington për arsye se në vitin 2014 ka qenë për vizitë në Iran.
Bundevik, i cili ishte kryeministër prej vitit 1997 deri në vitin 2000 dhe prej vitit 2001 deri në vitin 2005 ka arritur në SHBA nga Evropa, por kjo nuk e ka penguar sigurimin e aeroportit ta ndalojnë ish-kryeministrin për një orë.
“Tërësisht e kuptoj rrezikun se në SHBA mund të hyjnë terroristë, por ishte e mjaftueshme që ta shohin pasaportën time diplomatike, që të më lëshojnë. Aty shkruan se kam qenë kryeministër”, ka theksuar Bunevik.
Ai është dërguar në hapësira për personat të cilët vijnë nga Afrika dhe nga Lindja e Afërt, ku është ndaluar 40 minuta, ndërsa edhe 20 minuta është marrë në pyetje për vizitën e tij në Iran para tri vitesh.
Bunevik theksoi se ndalimi i tij nuk është rezultat i dekreteve për kufizimin e migrimit të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Tramp por e dekretit të ish-presidentit amerikan Barak Obama për sistemimin e njësiteve antiterroriste pas sulmeve në Paris.