Në qarkun Al Bab të Halepit, që u çlirua nga organizata terroriste ISIS në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” – nga ana e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) e mbështetur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) – bëhen përgatitjet për një jetë të re.

 

Ekspertët për asgjësimin e bombave dhe ekipet e mbrojtjes civile të ULS-së, vazhdojnë ti pastrojnë minat dhe bombat e vendosura nga ISIS-i. Sirianët të cilët arritën në vendet e pastruara nga eksplozivët, janë duke i hapur vendet e punës, ndërsa disa të tjerë janë duke u munduar të riparojnë shtëpitë tyre.

Në qarkun ku shumë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar për shkak të sulmeve të shumta me bombë të ISIS-it, vazhdojnë punimet për pastrimin e rrugëve. Një vëmendje të veçantë tërheqin fëmijët të cilët luajnë në rrugët e Al Babit, vend ky i cili mundohet ti fshij gjurmët e luftën dhe ku jeta të kthehet në normale.

Banorët e Al Bab-it të cilët flasin për Anadolu Agency (AA), tregojnë se jeta në qark po kthehet në normale dhe se në rast se hapen edhe furrat, kthimet në këtë vend do shënojnë rritje të konsiderueshme.

“Popullata dalë ngadalë ka filluar të kthehet në Al Bab. Jeta në qark po kthehet në normalitet. Për shkak se furrat janë të mbyllura në Al Bab kemi probleme për furnizimin me bukë. Në rast se zgjidhet problemi i bukës, këtu do të ndodhin kthime në mënyrë serioze”, u shpreh Husejin el-Omer.

Një banor tjetër i Al Bab-it, Xhuma Karkanaz, tha se “Falënderojmë Zotin që këtu ditë pas dite jeta kthehet në normale. Edhe unë e hapa dyqanin tim për naftë. Edhe sirianë të tjerë i hapën vendet e punës. Gjendja është duke shkuar më mirë. Gjithashtu edhe njerëzit filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.”

TSK dhe ULS, në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” që filloi më 24 gusht, pasi e pastruan linjën Azez-Jarablus nga organizatat terroriste, në dhjetor të vitit 2016 ishin drejtuar për në Al Bab.