Në linjën telefonike për këshillë mjekësore “Alo doktor” (02/15 123) javën e fundit janë regjistruar 1.161 thirrje, informon sot Shtëpia shëndetësore Shkup.

Thirrjet më së shpeshti janë për këshilla lidhur me simptomet kardiovaskulare dhe respiratore, kokëdhembjet, ftohjet sezonale dhe dhimbjet simptominale.

Nga fillimi i hapjes së linjës për këshillë mjekësore janë paraqitur 121.578 qytetarë.

Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin  e paraqitjes së  çfarëdo lloj simptomeve të prishjes së shëndetit. Për këshillë mjekësore janë të në dispozicion 25 mjekë.