Një grua në Victoria të Australisë, ka sjellë në jetë foshnjën që peshon hiq më pak se 6 kilogramë.

 

Ajo kishte kaluar përmes këtij procesi edhe më parë, por kur nuk kishte besuar se fëmija i saj i katër do të jetë shumë më i madh dhe më i rëndë sesa tjerët.

Qysh në javën e 36-të të shtatzënisë, Corrigan e dinte se fëmija do të jetë i shëndoshë dhe i madh. Ai ishte një kilogram më i rëndë sesa që ishte motra e tij në periudhën e njëjtë gjatë shtatzënisë.

Por, madhësia dhe pesha e tij ka habitur motrat dhe mjekët e spitalit.

Brian Liddle Junior lindi të martën me peshën trupore prej 6 kilogramë ndërsa gjatësia ishte 57 centimetra, dhe sipas përmasave trupore ai është më i madh se dy bebe normale. /Telegrafi/