Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot mori pjesë në pranim dorëzimin e respiratorëve të rinj, të siguruara në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Shkup.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në këtë fazë të parë janë porositur shtatë respiratorë, të cilët do të sistemohen në institucione publike shëndetësore nëpër shtet ku trajtohen raste të tilla, ndërsa në periudhën në vijim është paraparë të sigurohen edhe tre aparate të tilla.

“Bëhet fjalë për gjeneratën më të re të respiratorëve nga prodhuesi gjerman me renome Dreger, në vlerë të përgjithshme rreth 140 mijë euro. Ata shërbejnë si për terapi invezive, ashtu edhe edhe për joinvazive, ndërsa mund të shfrytëzohen për mjekim edhe të fëmijëve edhe të të rriturve. Kjo është rritje e konsiderueshme e kapaciteteve për përballje me virusin, duke e pasur parasysh se mbështetja e tillë respiratore është e nevojshme për një grup serioz të personave të sëmurë. Dua të shpreh falënderim deri tek Zyra e UNICEF-it, e cila është partnere e vazhdueshme në tejkalimin e sfidave publike-shëndetësore, si dhe avancim i vazhdueshëm i kapaciteteve për përballje me virusin Kovid-19”, deklaroi Filipçe.