Qytetarët e Maqedonisë dhe BeH prej tani e tutje do të kaplojnë kufirin mes dyja vendeve me letërnjoftime. Kjo është dakorduar sot mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryesuesit të këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq që është për vizitë në Maqedoni.

Si që ka thënë Zaev në pres konferencën e përbashkët me këtë do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve nga dyja vendet. E njëjta praktikë vlen dhe për Serbinë dhe Shqipërinë.