Minus 15 gradë C është shënuar temperatura e mëngjesit në Berovë si vendi më i ftohtë në Maqedoni, në Shkup -11, në Kumanovë, Kriva Pallankë e Prilep -8, në Dibër -7, në Gjevgjeli, Vinicë, Lazaropole, Pretor, Ohër e Mavrovë -6, në Krushevë -5, në Topolcan -4, në Pozharan e Gjurishtë -3 ndërsa në Dojran -1 gradë C.

Ndërkohë që sot moti do jetë me diell e në disa pjesë me mjegull derisa temperatura gjatë ditës do të ngritet deri më 10 gradë C. Në ditët në vazhdim do ketë mot stabil dhe të ftohtë, ndërsa nga mesi i javës së ardhëshme do të ketë të rreshura të mëdha të borës.