Burgu i Idrizovës i ndarë në seksionin e femrave ka afërsisht 70 tituj librash prej të cilëve vetëm 20 prej tyre janë në gjuhën shqipe. Biblioteka në burgun e femrave në Idrizovë gjendet në korridorin hyrës në anën e djathtë të tij, ka një pamje të rregulluar dhe me dyer xhami që i mbrojnë librat nga pluhuri i vazhdueshëm. Me të hapur ato dyer lexon vetëm tituj në gjuhën maqedonase, tek skajet e bibliotekës gjen literaturë të vjetër e cila është në gjuhën shqipe, disa libra komunistë, të tjerët libra juridik botimet e viteve ’81, ’84, libra të penologjisë por të gjitha të botuara dekada më parë, librat ishin nga sfera e legjislacionit, libra, romane të autorëve të ndryshëm në letërsi, kishte një pjesë të librave të trashëguar nga koha komuniste, gjeje edhe libra me poezi në gjuhën maqedonase si dhe libra me përmbajtje të historisë së popullit maqedonas. Të gjithë titujt tjerë janë në gjuhën maqedonase, mirëpo kanë të njëjtat janë të botuara jo më vonë se vitet ’90 – ’94.
Punonjësja e bibliotekës është një zonjë maqedonase në moshë të thyer e cila mezi shqipton disa fjalë në gjuhën shqipe. Ajo tregon në një intervistë të realizuar për interesimin e të burgosurave sa u përket librave. Ajo thotë se ka kërkesa për të lexuar por që nuk janë shumë të mëdha, më shumë kërkojnë që të lexojnë literaturë fetare dhe romane që kanë të bëjnë me krime, vrasje. Bibliotekistja tregon mungesën e konsiderueshme të literaturës fetare. Një ndër kërkesat kryesore të të burgosurve është librat e shenjtë fetarë për tu lexuar si Kurani dhe Bibla, varësisht nga përkatësia fetare, si dhe gjithashtu librat e tjerë me përmbajtje fetare. Si për çudi Bibla (libri i shenjtë katolik) i përkthyer edhe në gjuhën shqipe ndodhet në bibliotekën e burgut të femrave në Idrizovë, ndërsa Kurani (libri i shenjtë mysliman) nuk gjendet aty. Bibliotekistja tregon se ka disa vite që Kurani mungon, ka kërkesa nga vuajtëset e dënimit që ta lexojnë këtë libër të shenjtë, por ja që ne nuk e kemi, duke mos dhënë asnjë arsye se pse neglizhohet kjo kërkesë përmbyll përgjigjen për këtë pyetje punonjësja e bibliotekës e cila e detyruar që të intervistohet në dhomën e rojtareve të burgut nën mbikëqyrjen direkte të drejtorisë dhe punonjësve të tjerë, të cilët pengonin në mënyrë indirekte në cilësinë e përgjigjeve, duke cituar që punonjësja e bibliotekës ishte edhe si natyrë e mbyllur, më vështirësi të plotë sigurisht duke pasur efektin e tyre edhe sytë vëzhgues të punonjësve dhe drejtoreshës kishim përgjigje të shkurtëra dhe jo të shpjeguar mirë.
Bibliotekistja shpjegoi se jo të gjithë të burgosurat janë të interesuara për të lexuar, nga 92 të burgosura 10 nga to nuk dinë mirë shkrim dhe lexim, kanë kryer vetëm shkollën fillore edhe atë disa klasë dhe e kanë ndërprerë shkollimin. Por ka raste kur interesohen për të mësuar diçka të re. I pyesin të burgosurat e tjera për shkronjat, interesohen se çfarë shkruajnë, vetëm e vetëm për të kaluar kohën por edhe për të mësuar që të kuptojnë dokumentacionet të cilat ju vinë në duar.
Në burgun e Idrizovës (edhe të meshkujve edhe të femrave) gjithsej ka 22 edukator, të cilët për këtë numër të burgosurish janë shumë pak, ngaqë edhe kapaciteti i burgut të meshkujve dhe femrave në Idrizovë është shumë herë më i vogël se sa është numri i përgjithshëm i të burgosurve në të, ku numri i të burgosurve në burgun e Idirizovës është dy herë më i lartë se numri i lejuar këtë problematikë do ta trajtojmë më vonë.
Për të intervistuar na u soll nga drejtoria vetëm një e dënuar me gjashtë vite burg që nga viti 2012, ajo u soll nga drejtoria me pretekstin se mund të përgjigjet më qartë dhe nuk ka droje që të flasë për këtë aspekt që ne trajtonim, po që në fakt ajo që kuptuam ne ishte se përveç protagonistes që ne intervistuam të gjithë të dënuarat e tjera nuk kishin aspak interesim për librat në veçanti dhe për mediat në përgjithësi. Me të dënuarat tjera të cilat i kemi intervistuar nëpërmjet telefonit në pyetjen: Cili është raporti juaj me librat, a dëshironi që të lexoni libra? Përgjigjja ishte e menjëhershme: “Për çfarë po pyet, ne kemi probleme të gjërave elementare higjienike, pyeti të dënuarat e tjera që janë të pasura” kjo ishte përgjigjja që ne morëm, sepse për të lexuar libra, fillimisht duhet të kesh të përmbushura nevojat bazë që ka një individ e më pastaj të gjesh qetësinë në botën e shkrimit, shpjegonin të dënuarat.
Zh. Gj e cila na u lejua që ta intervistojmë nën kushtet dhe rrethanat e njëjta që intervistuar edhe bibliotekisten si dhe të gjithë të dënuarit që na janë lejuar t’i intervistojmë nga drejtoria kanë dhënë përgjigje në të njëjtat rrethana. Zh.GJ tha: “Unë mund të them se jam ndër të paktat që kam interesim për të lexuar libra, edhe atë duhet të ceki se nuk i marr nga biblioteka e burgut sepse është shumë e varfër dhe nuk përmbush kërkesat e mia, mua mi sjellin librat nga jashtë” shpjegon Gj, ajo thotë se deri më tani nuk ka vërejtur ndonjë censurë që ju është bërë librave apo titujve të cilët i ka kërkuar për t’i lexuar, Zh preferon që të lexojë libra që kanë histori krimi, libra që ka të bëjnë me histori motivuese dhe i pëlqejnë në përgjithësi romanet që e shtynë tej fantazinë e saj.