Me kalimin e viteve, ka ndryshuar edhe mosha mesatare ku njerëzit fillojnë ta marrin jetën më seriozisht, ose e thënë ndryshe fillojnë të mendojnë për martesën dhe fëmijët.

Më parë njerëzit martoheshin shpejtë, ndërkohë që mosha mesatare nuk i kalonte 23-vjeç. Sot jeta ka ndryshuar, dhe prioritetet gjithashtu.

Sipas një studimi të fundit, mosha mesatare ku njerëzit zgjedhin të martohen dhe të krijojnë familje është 34-vjeç. Në këtë moshë shumica e njerëzve kanë hequr disa para mënjanë, dhe janë gati të përkushtohen dhe të heqin dorë nga jeta prej beqari. Në fakt në të 30-at, në përgjithësi njerëzit fillojnë të mendojnë seriozisht për këto gjëra, pasi janë të lodhur nga aventurat dhe janë në kërkim të stabilitetit.