Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë të drejtën e tyre të votës sot do ta realizojnë 34 persona të sëmurë.

Sipas kryetares së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Elmira Bakalli, në Dibër do të votojnë 33 persona.

“Dibranët me të drejtë vote për president të shtetit do të votojnë edhe për kryetarin e ri të komunës. Nesër do të votohet në 27 vendvotime, prej tyre 22 në qytet, dy në fshatin Mogorç dhe nga një në fshatrat Xhepisht, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Në listën zgjedhore janë të regjistruar 18.625 persona me të drejtë vote”, deklaroi Bakalli.

Në komunën Qendra Zhupë, në shtëpinë e tij sot do të votojë vetëm një person.

Nesër në këtë komunë do të votohet në 16 vendvotime, prej tyre gjashtë nga vendvotimet janë në Qendrën Zhupë, përderisa të tjerët në fshatrat e banuar, ndërsa të drejtën e votës duhet ta realizojnë 6.951 persona.