Komisioni komunal zgjedhor në Dibër, sot dhe nesër do të mbajë edukim për anëtarët  e bordeve zgjedhore.

“Për anëtarët e 14 vendvotimeve të cilat i mbulon komisioni zgjedhor dibran, edukimi do të zbatohet sot, derisa për 13 të tjerat nesër. Me edukimin do të përfshihen 270 anëtarë të bordeve zgjedhore, ndërsa do të mbahet në hapësirat e Qendrës për kulturë  në Dibër”, deklaroi sekretari i Komisionit Ali Rexha.

Në rrjedhë është edhe evidentimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilët sipas kodit zgjedhor votojnë  më 10 dhjetor, kur në shtëpitë e tyre do të vizitohen nga bordi zgjedhor.

Ndryshe, njësia zgjedhore komunale dibrane i mbulon aktivitetet zgjedhore në dy njësi zgjedhore, njësia zgjedhore pesë dhe njësia zgjedhore gjashtë, me gjithsej 27 vendvotime, prej tyre 12 në njësinë zgjedhore gjashtë dhe 15 në njësinë zgjedhore pesë.