Në qendrën ndërkomunale për punë sociale në Dibër, e cila me aktivitetet e saj e mbulon edhe komunën Zhupë-Qendër, për të drejtë shërimi të ndihmës sociale ose për realizimin e saj për herë të parë, janë dorëzuar 702 kërkesa.

‘Në dy ditë para se të kalojë afati janë dorëzuar 702 kërkesa, nga to 80% janë nga komuna e Dibrës. Nga numri gjithsej, 656 janë kërkesa për vazhdimin tashmë të realizimit të së drejtës, përderisa 46 janë kërkesa për realizimin e herës së parë’, tha Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës.

Paçuku apelon deri te të gjithë ata që vlerësojnë se mund të realizojnë këtë të drejtë nga mbështetja sociale të mos presin ditën e fundit, duke marrë parasysh se nesër është dita e fundit.

Të gjithë të interesuarit duhet të marrin me vete vetëm letër njoftimin dhe të deklarohen në përputhje për shfrytëzimin e të dhënave të tyre personale në procedurë për realizimin e këtyre të drejtave. /Telegrafi/