Mjaft me tablet-ët apo smartphone-ët në dorë gati për të hapur emailin e fundit të punës edhe kur je jashtë orarit.

Prej ditës së djeshme në Francë hyn në fuqi “e drejta e shkëputjes” një nën në Kodin e Punës që i dhuron varësve mundësinë të mos jenë 24 orë më 24 orë të varur nga puna.

Legjislacioni parashikon që të gjitha kompanitë me mbi 50 të punësuar duhet të negociojnë kodet e sjelljes së mirë me sindikatat, të cilat gjithashtu përfshijnë përkufizimin e saktë të momenteve të ditës apo javës kur punonjësit kanë të drejtë që të mos kontrollojnë tabletat apo smartphone-ët për arsye pune.

Shkurt: Mund të “injorojnë” mesazhet, emailet dhe njoftimet në kohë të caktuara dhe pas kësaj nuk ke asnjë sanksion nëse nuk e ke parë mesazhin gjatë kohës që nuk ke qenë në punë.