Farmacistët në Universitetin gjerman “Halle-Vitenberg” kanë zhvilluar mënyrën për të zbuluar sasi të vogla të koronavirusit në gargarë për pastrim e gojës, duke përdorur teknikë që mund të përdoret për testime.

– Advertisement –

“Studimi përdori mostra të gargarës, me të cilën pacientët e infektuar me koronavirusin e ri, shpërlanin gojën, duke zbuluar me sukses virusin me ndihmën e spektrometrisë në masë”, kumtoi Universiteti.

“Metoda e re duhet të zhvillohet edhe më tej para se të përdoret si mjet standard diagnostikues për të plotësuar testet ekzistuese të koronavirusit”, thuhet në kumtesë.

Ky test është shumë i posaçëm, sepse synon përbërësit e proteinave që ekzistojnë vetëm në koronavirusin e ri, i njohur gjithashtu si Sars-KoV-2.

– Advertisement –

“Ne masim peptidet që vijnë nga viruset, jo nga materiali gjenetik”, sqaroi Andrea Sinc, e cila është duke punuar në studim.

Tani duhen 15 minuta për të marrë rezultatet e këtij testi, dhe ato janë të rëndësishme madje edhe me sasi të vogla të gargarës së shpëlarjes. Ekip farmacistësh po punon për të shkurtuar kohën e testimit.

“Nëse testi rezulton i suksesshëm, matjet mund të kryhen nga personeli jo-specialist”, thonë shkencëtarët.

Edhe pse metoda e re nuk do të jetë menjëherë në dispozicion, Sinc thotë se shpreson që testi të mund të funksionojë brenda disa muajsh.