Sot në ora 10 në Gjykatën Penale duhet të vahzdojë seanca për rastin “Ryshfeti”.

Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Në seancën e fundit. Zoran Zaev, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që të emërojë prokuror të ri, në vend të Vlladimir Milloshevski, i cili për momentin e paraqet akuzën në këtë rast, ndërkaq sipas palës mbrojtëse, i ka kaluar mandati më 30 nëntor të vitit të kaluar.

Avokatët e Zaevit, kanë kërkuar largim e Milloshevskit, gjithashtu edhe pasi që i njëjti po hetohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), për disa vepra penale.  Megjithatë, Prokuroria ka hedhur poshtë kërkesat e Zaevit. /Portalb