Para gati dy vjetësh, Instagrami në aplikacionin e tij vendosi një funksion shumë të dobishëm, mundësinë që të publikoni sa më shumë foto përnjëherë, duke iu mundësuar ndjekësve që t’i shikojnë në pamjen e kolazhit.

Instagrami për ndonjë arsye kolazhin e fotove e kufizoi vetëm për publikuesit e vet, por tash ky funksion definitivisht është i qasshëm për të gjithë përdoruesit.

“Më nuk do të përzgjidhni fotografinë e vetme më të mirë ose video-incizimin, të cilin dëshironi ta publikoni. Tash mundeni të kombinoni deri në dhjetë fotografi dhe video-incizime në një post dhe t’i shikoni të gjitha së bashku”, njofton kompania në bllogun e saj.

Për të bërë kolazh, duhet të klikoni ikonën “photo stack” dhe të përzgjidhni fotografitë që dëshironi t’i përfshini. Mund të ndryshoni renditjen e porosive, të ndryshoni fotografitë dhe video-incizimet individualisht ose në formë grupi, por është e lejueshme vetëm një përshkrim i përbashkët dhe shenjë e lokacionit për gjithë postimin.

Kompania ka njoftuar se opsioni në disa javët e ardhshme do të jetë i qasshëm për të gjithë shfrytëzuesit në Android dhe iOS.