Në anën greke të kufirit me Maqedoninë, ende ka kampe në të cilat janë strehuar mijra emigrant nga zonat e luftës, të cilët shpresjnë cdo ditë për një mundësi të re për të ikur nga greqia, përmes Maqedonisë, e në fund në Europën e ëndërruar.

Forcat e sigurisë të Maqedonisë nga shtatori deri në dhjetor të vitin 2016 kanë ndalur afër 2 mijë tentime për kalim ilegal të kufirit.

Kampet e refugjatëve në Maqedoni, ende janë plot. Aty jeton edhe Sherko. Ai ka ikur nga Siria për një jetë më të mirë në Europë, por ka mbetur i ngujuar në maqedoni pas mbylljes së rutës ballkanike.

Sherko vizaton shumë bukur, por vizatimet e tij, tregojnë vetëm pamje tmerri. Por këto vizatime janë edhe dëshmi për atë se cfarë po përjetojnë emirgantët dhe familjet e tyre që u larguan nga tmeri i një lufte që nuk po i duket fundi. Sherko përmes pikturave të tij, do të ndërgjegjësojë botën për atë që po ndodh.

“Këtu i kanë vizatuar të gjitha ngjarjet, kjo fotografi i përshkruan ndjenjat e mia, por edhe mundimet e të gjithë emigrantëve. Dhimbja e viktimave është e përshkruar në këto fotografi. Dua të bëjë ekspozitë në çdo shtet jo vetem ne Maqedoni, por edhe ne Sërbi, Kroaci, Shqiperi të gjithëve dua tia tregoj mundimet e mija. T’ju tregoj se çfarë ndodh në Siri për luftën, për vrasjet, për viktimat”, tha Sherko, refugjat nga Siria.

Ashtu si Sherko, edhe familje të tjera tashmë dhjetë muaj po i kalojnë në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Në qendrën tranzitore ne Gjevgjeli, refugjatët flasin vetëm për një temë, si të largohen sa më shpejt drejt Gjermanisë, Francës apo Zvicrës.

“Dëshira ime e vetme është të largohem nga ky kamp sa më shpejtë, për arsye se nuk e shoh të ardhmët time dhe të fëmijeve të mi këtu”, tha emigrant nga Siria.

Qendra Vino Jug është një strehimore e përkohëshme për emigrantët. Këtu fëmijët refugjatë mësojnë në disa gjuhë, në një projekt të përkrahur edhe nga byroja e arsimit

“Në bashkëpunim me Byronë e Arsimit dhe MASH, mësimdhënës të punësuar në komunën e Gjevgjelisë, mbajnë orë mësimi për fëmijët refugjatë në 3 gjuhë në gjuhën angleze, gjermane dhe në gjuhën maqedone, të ndihmuar nga përkthyesit” ,thanë nga qendra.

Krah këtyre njerëzve gjatë gjithë kohës ka dalë Kryqi i Kuq i Maqedonisë, i cili për vitin e ri organizoi edhe shfaqe për fëmijët refugjatë, ku paketat ua ndau Baba Dimri.