Në Kërçovë sot ka tre raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe shtatë persona të cilët janë shëruar, ndërsa një person e ka humbur jetën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Kërçovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 ka arritur 160, nga të cilët 97 janë aktivë, 55 janë shëruar dhe tetë persona e kanë humbur jetën.

“Sot te ne janë shënuar tre persona të sapoinfektuar, nga të cilët tre mjekohen në kushte të shtëpisë dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve të tyre amë. Gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore është stabile, kuptohet të gjithë janë në izolim, shtatë persona për fat arritën ta fitojnë betejën me virusin. Nga ana tjetër sot për fat të keq kemi një person – paciente të moshës 41 vjeçare e cila e humbi betejën me virusin”, theksoi dr.Xhabit Bajrami, anëtar i Shtabit të krizës në Kërçovë.

Ai apeloi deri tek qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore kompetente.