Nga sot, këshillit të komunës së Gostivarit, i bashkohet, si këshilltar Xhevat Fejzulin, i cili, edhe pse është qind për qind i verbër nuk e ka aspak të vështirë të kryej detyrën, Madje thotë se në këtë mënyrë mund të luftojë edhe më shumë për të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Fejzuli ka apeluar edhe komunat tjera, që të bëjnë kujdesen më shumë për këtë kategori të qytetarëve. Nga komuna e Gostivarit thonë se janë angazhuar që t’ia lehtësojnë sa më shumë punën këshilltarit të ri.

“Për mua është një obligim i jashtëzakonshëm sepse unë në këshill do doja që të nriti zërin për personat me nevoja të veçanta. Unë bashkë me këshillin me mbështetje edhe prej kreut të komunës, që të fillojmë të realizojmë ca punë me aq sa mundemi për personat me nevoja të veçanta. Do punoj dhe do angazhohem që të bëj më të mirën e mundshme për ca punë për personat me nevoja të veçanta”, tha Xhevat Fejzuli, Këshilltar komunal Gostivar.

“Xhevati ka asistent personal dhe në këtë fazë, ne kemi adoptuar punën e këshillit që edhe Xhevati të jetë i barabartë si gjithë këshilltarët tjerë, ndërsa është duke u punuar projekti për sallën e re që jo vetëm për Xhevatin, por edhe këshilltarët që në të ardhmen do të na vijnë nga organizatat e personave me nevoja ndryshe”, tha Valbon Limani, Komuna e Gostivarit. /Alsat/