Në këtë mënyrë festoi Nora ditëlindjen mbrëmë (Foto)

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi dje kishte ditëlindjen, ajo mbushi gjithsej 31 vjet.
 

Pas urimeve dhe dhuratave që mori nga më të dashurit e saj, radhën e kishte festa jashtë.

Në rrjete sociale, Nora ka ndarë disa momente nga festimi i ditëlindjes së saj, ku shihet i pranishëm edhe bashkëshorti i saj Roberti.

Për ta uruar këngëtaren dhe për ta bërë atë që ta kalonte sa më mirë mbrëmjen, ishin mbledhur edhe disa shoqe të saj.

Nora, si zakonisht dukej për mrekulli në veshjen që kishte përzgjedhur për ditën e veçantë të saj.