Në Klubin e deputetëve sot pasdite ka filluar takimi i grupeve të punës të partive politike për të shqyrtuar propozimin e fundit francez, pranimi i mundshëm i të cilit do të nënkuptonte heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave të vendit me Bashkimin Evropian.

Në takim pritet që përfaqësuesit e partive të paraqesin qëndrimet dhe komentet e tyre për propozimin, të cilat tashmë janë të njohura për opinionin.

Në përbërje të këtij grupi janë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, deputetët Antonio Milloshoski dhe Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët dhe deputeti Pavle Trajanov, si dhe përfaqësues të PLD-së, RDM dhe LD