Në Kumanovë organizohet pritje për 13 drejtorë të shkollave fillore

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, sot organizoi pritje për drejtorët e 13 shkollave fillore dhe ju ndau mirënjohje, të cilët ishin pjesë e punës pesëvjeçare në kuadër të promovimit të arsimit të integruar ndëretnik, që u mbështet nga USAID.

“Kumanova është shembulli më i mirë se si duhet të ndërtohet një shoqëri dhe toleranca ndëretnike. Për këtë arsye dhamë mbështetje për projektin, me logjistikë, transport të nxënësve, prindërve, porfesorëve. Këtu u përfshinë 13 pjesëmarrës, të gjithë pjesë e projektit ishin “Vllezërit Milladinovski” dhe “Bajram Shabani”, të cilët kanë traditë më të madhe në lidhje me gjuhët”, deklaroi kryetari Damjanovski.

Projekti u zbatua në disa komuna edhe atë, Butel, Bërvenicë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë dhe Strumicë./Telegrafi/