Ekipet e Shtabit Komunal të Krizës, në të cilat janë të kyçur të gjitha ndërmarrjet publike, kanë vazhduar me dezinfektimin intensiv të qytetit të Kumanovës.

Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, thotë se janë dezinfektuar të gjitha bashkësitë urbane dhe mjediset rurale (fshatrat dhe lagjet para qyteteve), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrievski informon se po ashtu ka vazhduar distribuimi i pakove ushqimore dhe higjienike për kategoritë sociale të qytetarëve.

“Numrat për paraqitje janë 075-323-569, 075-207-126 dhe 077-719-494. Në rast se zyrtarët nuk përgjigjen për shkak të punës së tepërt, ju lutem dërgoni mesazh me emrin, mbiemrin, adresën dhe numër telefoni për kontakt”.

“Ju lutem gjithashtu t’i respektoni masat dhe mbani distancën sociale në rast se duhet të dilni jashtë”, ka shkruar Dimitrievski.