Sot zyrtarisht fillon fushata për referendumin e 30 shtatorit ku qytetarët duhet të shprehen se a janë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE) me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Bartës i fushatës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të premten njoftoi se do të zhvillojnë fushatë transparente, të paanshme dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim, paragjykim dhe me respektim të vullnetit të qytetarëve. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së e cila e ka njoftuar Xhafein se nuk do të merr pjesë në fushatë dhe ka kërkuar që mjetet të harxhohen për qëllime tjera.