Për situatën e rënduar të biznesit, flet edhe rritja e numrit të bizneseve me llogari të bllokuara. Sipas statistikës së Bankës Popullore të Maqedonisë për ecurinë e qarkullimit të parave, në muajin dhjetor të vitit 2016, kanë qenë të bllokuara xhirollogaritë e 53.656 bizneseve që është për më shumë se 30 mijë se në dhjetor të vitit 2008, kur me llogari të bllokuara kanë qenë 21.273 kompani. Bile edhe fermerët ankohen se u vonohet pagesa e subvencioneve për shkak të mosfunksionimit të institucioneve.

Paqartësia politike, si dhe kriza politike që gati dy vite ka kapluar Maqedoninë, me të madhe ndikon edhe në punën normale të biznesit, shkruan gazeta KOHA e Shkupit. Afaristët ankohen se ngërçi që ka kapluar shtetin ka rritur edhe më tej problemin e jolikuiditetit apo mungesën e parave të gatshme dhe pagesën e rregullt të obligimeve nga ana e partnerëve afarist, por edhe shtetit. Vonesa në pagesa të borxheve të firmave ndaj njëra-tjetrës dhe të shtetit ndaj biznesit ishin problem serioz edhe më parë që me qorrsokakun e krizës politike, kanë eskaluar. Për situatën e rënduar të biznesit, flet edhe rritja e numrit të bizneseve me llogari të bllokuara. Sipas statistikës së Bankës Popullore të Maqedonisë për ecurinë e qarkullimit të parave, në muajin dhjetor të vitit 2016, kanë qenë të bllokuara xhirollogaritë e 53.656 bizneseve që është për më shumë se 30 mijë se në dhjetor të vitit 2008, kur me llogari të bllokuara kanë qenë 21.273 kompani. Bile edhe fermerët ankohen se u vonohet pagesa e subvencioneve për shkak të mosfunksionimit të institucioneve.

Në ndërkohë, biznesi pret nga Qeveria e re hyrje në borxh prej një miliardë euro për të stabilizuar rrjedhat ekonomike në shtet dhe për të ecur ekonomia përpara.

“Fakt është se për çdo vit, në borxhin veçmë të akumuluar, po shtohen edhe borxhe të tjera, ku ndërmarrjet publike, komunat, apo ministritë – të gjitha kanë borxhe. Me fjalë të tjera, problemet financiare po zgjerohen dhe më shumë e ndiejnë kompanitë private. Duke marrë parasysh se borxhi ndaj biznesit është edhe më i madh se një miliardë euro, nevojitet që patjetër të kemi një huazim prej Fondit Monetar Ndërkombëtar me kamatë të ulët, me qëllim të pastrohen borxhet e grumbulluara shtetërore”, thotë për KOHA, Goran Rafajllovski, nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë. Sipas tij, do të ishte mirë që pushteti të huazojë shumë edhe më të madhe të parave që përveç për shlyerjen e borxheve, do të shfrytëzohen edhe për investime në infrastrukturë dhe mbulimin e deficiteve buxhetore që të rritet likuiditetit në ekonomi. Përveç pagesës së institucioneve shtetërore ndaj ndërmarrjeve publike dhe komunave, afaristët thonë se pagesa jo e rregullt është praktikë edhe ndërmjet biznesit.