Oxfam – konfederata ndërkombëtare për ndihmë humanitare kundër varfërisë glonbale, ka publikuar raportin më të ri për gjendjen e refugajtëve dhe migrantëve në Evropë.

Oxfam e akuzon drejtpërsëdrejti Maqedoninë, Serbinë, Kroacinë, Hungarinë dhe Bullgarinë, si vende ku këta persona kanë trajtim jonjerëzor.

Sipas raportit, këta njerëz që çdo ditë tentojnë që t’i kalojnë vendkalimet kufitare, të nxitur nga dëshira për të vazhduar udhëtimin e tyre për një jetë më të mirë në Evropë, përallen me mungesë të qasjes në procedurat për azil dhe me frikën e keqtrajtimit në këto vende të Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Oxfami konsideron se këto vende nuk arritën të ofrojnë mbrojtje për të ardhurit e rinj, duke shtuar se në vendet e lartëpërmendur, migrantët dhe refugjatët keqtrajtohen rregullisht nga policia.

E gjithë kjo, sipas Oxfam, bëhet që të detyrohen migrantët të kthehen, për të mos u lejuar qasja në procedurat e azilit, edhe pse, sipas Oxfam, hapat e tillë janë të ndaluara me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërkaq hapat e këtillë bëhen pa sqarime, kështu që qëllimisht mijra refugjatë jaën përzënë ilegalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Oxfan konkludon se qeveritë e Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, duhet menjëherë t’i japin fund kthimit ilegal dhe përzënies kolektive. Oxfami kërkon që qeveritë t’i shqyrtojnë krimet e kryera ndaj migrantëve, përfshirë edhe refugjatët dhe të ndërmarrin masa për të penguar shkelje të tilla në të ardhmen.