Shkruan Medai Shaholli

Shqiptarët e Iliridës për tri dekada me radhë të demonkracisë së re janë torturuar dhe denigruar si nën qeverisjen e mëparëshme të dyshes mafioze VMRO-DUI, ashtu edhe sot në bashkëjetesën e re SDSM-DUI, ku çdo ditë e më shumë po humbasin pjesë nga identiteti dhe integriteti kombëtar shqiptar.

Protesa e radhës më 26 korrik në sheshin Skënderbeu në Shkup, nga këshilli organizativ i djemve dhe vajzave atdhetarë që nuk duan të denigrohen dhe shtypen si bagëti nga qelbësirat e pushtetit dhe klanit të Zajazit, kanë bërë thirrje që në këtë ditë shqiptarët e kësaj treve të Ilirisë të demonstrojnë pakënaqësinë dhe revoltën tonë kundër shtypjes dhe denigrimit të integritetit kombëtar.
Kjo protestë popullore duhet të jetë plasadarmi i fundit i qëndrimit dhe i pozicionimit të opozitës shqiptare në Iliridë.

Zotrinjtë Kasami dhe Sela, e kanë rastin sot për t’u dëshmuar se janë me popullin dhe me kauzën kombëtare, me ç’rast e kanë për detyrë të ndajnë përfundimisht shapin nga sheqeri, ku duhet të pozicionohen se janë me popullin dhe kauzën tonë.

Duke mbështetur protestën dhe kauzën kombëtare ata do të dalin nga guaska ku janë futur dhe kësisoj, do duhet t’i bëjnë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre të mbështesin protestën e radhës në Shkup, në të kundërtën ata do të konsiderohen bishtat e DUI-t që veprojnë si dekor i opozitës shqiptare.

Koha nuk pret, opozita shqiptare duhet të ndajnë mendjen o me popullin dhe me kauzën kombëtare o me pushtetin dhe klanin e qelbësirave rrugë të tretë nuk ka.

Në anën tjetër, t’u bëhet thirrje rinisë studentore që atë ditë të sakrifikojë nga dëfrimet e saja dy orë për kauzën tonë, për të ardhmen e tyre, për dinjitetin tonë të nëpërkëmbur.
Intelektualët e pavarur nga subjektet politike gjithashtu të kontribuojnë si në pjesmarrje poashtu dhe në sensibilizim, në mbështetjen e kësaj proteste dhe zërit rebelues të popullit tonë.

Ata mos qëndrojnë mënjanë duke parë ”sehir”, se protesta nuk është e një grupi dhe për interesat e një grupi të caktuar, ajo demonstron shpirtin e vrarë të ndërgjegjes kombëtare në këto dy dekada të sundimit të klanit të qelbësirave mbi popullin tonë.

Ndaj, të mbështesim këto protesta që paraqesin hapur dhe me zë të lartë revoltën tonë para qelbësirave të pushtetit kudo që janë, se shqiptarët nuk janë nënshtruar ndonjëherë në histori, por do ta mbrojnë kauzën dhe identitetin kombëtar nga shtypja dhe denigrimi i klanit të qelbësirave në çdo kohë.

Na qoftë rruga e mbarë! Medai Shaholli