Ballina Lajme Maqedoni Në mes të sezonit ndalohet notimi në një pjesë të Liqenit të...

Në mes të sezonit ndalohet notimi në një pjesë të Liqenit të Ohrit

Kryetari i Komunës së Ohrit Konstantin Georgeski e konfirmoi këtë informacion për “Kanal5”, duke theksuar se komuna e paraqiti ndalimin me urdhër të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Ai tha se problemi ka gjasa të jetë në rrjetin e papërshtatshëm të kanalizimit përgjatë lumit Grashnica, dhe jo mos funksionimin e kolektorëve.

Nga Qendra e Ohrit për Shëndetin Publik konfirmojnë se analizat e mostrave të ujit nga ai rajon treguan se uji është i ndotur. Plazhet e tjera janë të sigurta për larje./Telegrafi/