Nëse në të gjithë botën, të dhunosh gruan dhe fëmijët përbën krim, në Moskë kjo nuk do të jetë më një vepër penale.
 

Pas miratimit të sotëm, ligji që depenalizon dhunën në familje në Rusi do të kalojë në Senat dhe më pas në tryezën e presidentit rus Vladimir Putin dhe së shpejti pritet të hyjë në fuqi.

Të rrahësh gratë dhe fëmijët nuk do të jetë më një vepër penale, por do të dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 30 mijë rubla(80-470 euro) me burg nga 10 deri në 15 ditë ose 60-120 orë punë në komunitet, raporton Repubblica.it

Dhuna në familje do të mbetet një krim i dënueshëm me 2 vjet burg vetëm në rast se është përsëritur disa herë brenda vitit ose është i motivuar nga urrejtje apo huliganizmi.

Teza themelore e promotorëve të ligjit thotë se ajo që ndodh në shtëpi nuk është çështje shtetërore. Por për kundërshtarët e ligjit, kjo legjitimon abuzimin.

Rusia në fakt është një nga 3 vendet në Europë që nuk ka ligje specifike për dhunën në familje, duke konsideruar atë thjeshtë një ‘sulm’ duke injoruar faktin se gratë dhe fëmijët janë më të rrezikuarit.