Kryetarja e Komunës Teuta Arifi  pë të tretin vit me radhë ka  siguruar banorët e Tetovës se vjeshta e ardhshme do t’i gjejë me ujë të pijshëm. Në një paraqitje para mediave ajo ka bërë sot bilancin e punës  duke veçuar investimet në infrastrukturë, por edhe menaxhimin e problemeve si rezultat i përmbytjeve gjatë verës që  po e lëmë pas.

Në funksion të kësaj, kreu i Komunës së Tetovës, në vend që të flas për arritjet e saja me menaxhimin e Komunës , ajo flet  për ËNDRAT dhe deshirat e qytetarëve  se si duhej të ishte Tetova sot!

Kur futeni në një qytet dinamik, do të vëreni shumë vetura në bulevardet e gjera, njerëz që ecin lirshëm në trotuare, linja aktive të transportit nëntokësor dhe mbitokësor, parqe dhe trotuare të gjëra, ndërtesa të larta, vendparkime, pastërti dhe infrastrukturë urbane në pajtim me rregullat e harmonisë urbane dhe bukurisë arqitektonike.” – vlerëson Teuta Arifi, Kryetarja e Komunës së Tetovës.

Do pranoni: kjo do të ishte dhe ëndrra juaj për një qytet ku jetoni e punoni! Po pse nuk është kështu pyet ajo –  edhe  vetë përgjigjet: ”Janë problemet e trashëguara e të grumbulluara prej dekadash”!

Ajo harron se pikërisht për shkak të këtyre problemeve të trashëguara të cilat i përmendën edhe e ka fituar mandatin. Edhe pse ka shume pak kohë ne dispozicion deri në përfundim të mandatit të saj, ajo vazhdon të jetë optimiste  dhe aspak nuk frigohet!

Ajo më tej shton:“Por kjo aspak nuk na frikëson sepse nuk ka problem që është i pazgjidhshëm dhe nuk ka nevojë që nuk plotësohet.

”Ne nuk kemi shkop magjik për t’i zhbërë të gjitha gabimet që datojnë nga historia e largët dhe e afërt, por kemi vullnet dhe obligim të punojmë për ta bërë një Tetovë ku vlen të jetohet dhe një komunë që i shërben qytetarit dhe qytetit.” – thekson Teuta Arifi.

“Nga viti i ardhshëm qytetarët e Tetovës nuk do ta kenë më luks ujin për pije sepse projekti i ujësjellsit të Tetovës gjendet në fazën përfundimtare. Me përfundimit të tubacionit të ujit në gjatësi prej 8.5 kilometra, në pranverën e vitit 2016 fillon faza e dytë dhe përfundimtare e ujësjellësit apo ndërtimi i filterstacionit, i cili sipas dinamikës së paraparë pritet të mbarojë në vjeshtën e vitit 2016 dhe me këtë do të materializohet përfundimisht nevoja dhe kërkesa 20 vjeçare e qytetarëve tanë për ujë të pijshëm.” –përfundon Arifi.

Për Tetovën 2016-ta do të jetë sfidë edhe për mirëmenaxhimin e një problemi për të cilin publiku po tregohet gjithnjë e më i ndjeshëm – atë të ndotjes së ajrit si dhe mungesen Ndëmarrjes për Transport Publik.

Edhe pse deri para disa viteve  Tetova  e kishte ndërmarrjen e transportit publik ”POLET”  por ishte pikërisht subjekti që përfaqëson Kryetarja e Komunës   që e rrënoi atë duke ia përvetsuar pronat e ndërrmarrjes nga miltant e saj. Sic njoftoj Kryetarja e Komunës, ajo iu eshte drejtuar Qeverisë me kërkesë  për sigurimin e tetë autobusëve, por deri tash nuk është marrë kurrfarë përgjigjeje.

Sidoqoftë, kryetarja Arifi konfirmoi vendosmërinë e pushtetit vendor që projekti të funksionojë sepse, sikurse tha, është i rëndësishëm si në aspktin e reduktimit të trafikut urban ashtu edhe në reduktimin e ndotjes së ajrit

 

 

press teruta