Shkruan Mr. Metali Alili

Jemi fajtorë deri në “Veshë” siç thot populli.

Të lejojm familjarët e viktimave që sadopak të qetësojn shpirtrat.
Pasha një Zot të vetmin të gjithë kemi shpirt, zemër dhe gjak, të gjithë jemi njerëz, të gjithë e përjetuam me dhimbjen më të madhe, të gjithëve na u trishtua shpirti…., por, nuk është e nevojshme të arrij gjendja deri këtu sa që, të fillojm të thurrim vargje dhe lëvdata, nga se tash së fundmi në fcb edhe pas 14 viktimave të kësaj tragjëdie më shum lexoj lëvdata se sa dhimbje, sinqerisht jemi bërrë për të ardhur keqë,

“Edhe në mortë, edhe lëvdata”, sinqerisht lam “dega” siç thot populli i përvuajtur.

Të lëmë e mos të meremi me “shtrigën plakë” dhe at “derrin” tjetër, nga se gjithmon të till kan qenë “monstrum” idiot me urejtje patollogjike.

Nëse dëshirojm të jemi të drejt, të sinqert, bëjmë mirë të lejojm që kjo dhimbje të na kaloj dhe kur mos dhasht Zoti t’na përsëritet.
Mjaft më, duhet filluar të kërkojm llogari nga se jemi popull që asnjëher nuk kërkojm transparenc dhe llogaridhënje, jemi të till sa që trishtojm të themi një fjal.

Jo jo, të gjithë jemi fajtorë mos të vajtojm dhe të thurim vargje, por të kërkojm llogari, duhet bartur përgjegjësi kolektive si shoqëri.
Pik së pari përgjegjësi mban ndërmarja publike “Rruget e maqedonis” ai autobuz jo që kaloi një apo dy bankina, por total 3 bankina duke fluturu jashtë autostrades!

Pse bankinat nuk bënë punën e vet?

Ndërmarja publike “Rrugët e maqedonis” kur i ka testuar ata bankina të montuara para 20 vitesh, kur u ndertua ajo autostrad në vitet 1997-1999?
Të gjithë jemi taksapagues, të gjithë paguajm për ata rrugë, për ndërtim, për menaxhim, për mirmbajtje, paguajm edhe kesh me para, zatën që moti e paguajm edhe me gjak, po po me gjak, po tash më u mbush kupa.
Ju lutem, sot bankinat nuk bën punën e duhur, dje qeni në autostrad nga mungesa e rrjetit për mbrojtje nga kafshët, pardje lopa, nesër kali..!

Përgjegjësi edhe nga shoferi, se kur ai e ka nxjer vërtetimin e fundit mjeksor për vozitje autobuzi ?

Kompania kur për her të fundit ka servisu autobuzët ?

Mjaftë më “hatër” hatrin që moti e paguajm me gjak.

Një popull që heshtë dhe nuk kërkon llogari, fatkeqsisht është i destinuar të vdes..!

Respekt të pafund për të gjithë ata që ndihmuan në këtë ngjarje tragjike.