Sot në përvjetorin e ditës së lindjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, u zbulua shtatorja e tij në Istog.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial ‘’Dr. Ibrahim Rugova’’.

Siç njofton kryeministria, Hoti u zotua se në pajtim të plotë me idetë e Presidentit Rugova, me frymën që e la trashëgimi, do të vazhdojë ta kultivojë dhe ta forcojë bashkëpunimin me miqtë, sepse, siç thoshte shpesh Presidenti Rugova, “shtëpia pa miq nuk mbahet”.

Në ceremoni ishte edhe nënkryetari Lutfi Haiziri, kryetari i degës së LDK-së në Istog, Haki Rugova, dhe familjarët e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

i shtatores së Presidentit Rugova, në ditën e lindjes së tij, pikërisht sot e këtu, është shenjë e kujdesit dhe e nderimit të përhershëm të qytetarëve dhe të institucioneve të vendit për prijësin e tyre, për themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ideatorin e Republikës së pavarur, të lirë dhe demokratike të Kosovës – dr. Ibrahim Rugova”, tha Hoti.

Hoti tha se Rugova, me urtësinë dhe largpamësinë e tij, e trasoi të ardhmen e Republikës së Kosovës.

“Bota e njohu dhe e pranoi Kosovën dhe aspiratat e popullit të saj për liri, pavarësi e demokraci nëpërmjet Presidentit Rugova, i cili me dije dhe me takt diplomatik arriti ta ndërkombëtarizonte çështjen e Kosovës në qendrat kryesore të diplomacisë botërore”, u shpreh Hoti.