Nga Qenan ALIU

KOHA jo vetëm se është por edhe ka qenë që moti për Kryeministër shqiptar dhe kjo nuk është ËNDËRR, por E DREJTË legjitime dhe politike e sovranitetit shqiptar.

Edhe përkundër frymës metaforike, e drejta nuk mund të fitohet duke filluar nga ëndërra, por duke strukturuar sitem jurdiko-politik dhe politika publike përkatëse në vendë.

Zatën, kjo ,,ËNDËRR,, është e kahmotshme e thënë dhe e shkruar shumë më parë, por për shumë arsye ka mbetur ,,zhgëndër,,.

Pra, ndaçi si ide, ndaçi si e drejtë apo si ëndërr, ,,KRYEMINSTËR I PARË SHQIPTAR,, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë kontestuese.

Po KONTESTUESE mund të jetë steretipizimi dhe diskursi pompoz por pa përmbajtje i z. Ali Ahmetit, sot drejtuar anëtarësisë dhe opinionit më të gjërë.Thjesht z. Ahmeti vetëm vuri në dijeni se kjo është vetëm një ,,ëndërr,, se nuk është ide e Bdi-së dhe se është mbi partiake.

Dhe krejt ky kamuflim në opinion shpërfaqi dilemën se z. Ahmeti, këtë ËNDËRR e ka parë SY ÇELË apo në GJUMË . Sepse është shumë me rëndësi se kurrë dhe si ëndërrimtarri rëfen ëndrrën !

(q/a)