Energjia elektrike e prodhuar në kapacitetet vendore në muajin qershor të këtij vitit merr pjesë me 86,4 për qind në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Në qershor të këtij viti gjithsej janë shpenzuar 534.935 megavat orë rrymë, 26.590 milionë metra kub normale të gazit natyror, 404.496 ton thëngjill dhe 85.948 ton produkte të naftës.

Statistika tregon se 94,6 për qind e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike. (koha.mk)