Ndonëse u bë pjesë e Qeverisë, Alternativa do të vazhdojë të ruajë koalicionet në nivel lokal me OBRM-PDUKM-në dhe Aleancën për Shqiptarët.

Votuesit tonë kanë votuar për ata kandidatë, ne në mënyrë të njëanshme nuk do t’i ndërpresim këto koalicione deri sa nëse në anën tjetër, nëse ka ndërprerje ose tregohet mosbesim ose ndërpritet bashkëpunimi njëanshëm, që të mos duan Alternativa të jetë pjesë e atyre koalicioneve dhe t’i mbështetin Këshillat, atëherë ne do të detyrohemi të funksionojmë ndryshe, por deri atëherë, sa i përket Alternativës, do të mbetemi besnikë të këtyre principeve”, tha Afrim Gashi, kryetar i “Alternativa”.

Po Aleanca për Shqiptarët nuk është e sigurt nëse tash e tutje do ta vazhdojë bashkëpunimin me Alternativën në nivel lokal.

“Ne presim që ditët në vijim, si parti politike, organet partiake të marrin qëndrim edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të mundshëm me Alternativën në nivel lokal, të shohim se si do të veprojmë si parti politike”, tha Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së.

Po për dallim nga Aleanca për Shqiptarët, OBRM-PDUKM-ja pret mbështetje të Alternativës për projekte që do të realizohen në komuna.

“Presim që këshilltarët e Alternativës të vazhdojnë me mbështetjen të gjitha projektet që do t’i realizojë OBRM-PDUKM në nivel lokal sepse janë domethënëse për qytetarët, nëse e kemi parasysh mbështetjen që e jep Alternativa për Qeverinë më kriminele dhe më të korruptuar që funksionon në Republikën e Maqedoninë së pavarur”m tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa hynë në koalicion parazgjedhor që në zgjedhjet parlamentare në korrik 2020, ku së bashku morën 12 deputetë. Bashkëpunimin e vazhduan edhe në zgjedhjet lokale në tetor 2021, ndërsa në disa komuna mbështetje të ndërsjellë kishin edhe me opozitaren OBRM-PDUKM./tv21/