Në kovid-qendrat në spitalet në vend në 24 orët e kaluara është raportuar se mjekohen gjithsej 344 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus, me ç’rast numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 586 dhe ka rreth 860 shtretër të zbrazët në kovid qendrat.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore,në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 33 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid 19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 39 pacientë. Në repartin infektive në Tetovë ka gjashtë pacientë, në Veles janë duke u mjekuar 48 të sëmurë ndërsa në Kumanovë 57 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid 19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 40 pacientë në Prilep 27, në kovid-qendrën në Gostivar 10, ndërsa në Strugë 14 pacientë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 28 pacientë, në Koçan 15 në Kërçovë pesë, Kavadar 16 dhe në Gjevgjeli gjashtë persona pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus.

“Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve të destinuara për kovid pacientët. Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë dhe shtojnë se nëse është e nevojshme repartet do të zgjerohen shtesë.

Të gjithë repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore që kanë qasje në oksigjen.