Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat e kovidit nëpër spitalet e vendit është regjistruar se po mjekohen gjithsej 410 pacientë pozitivë ose të dyshimtë me virus korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 26 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 36 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 15 pacientë, në Veles mjekohen 34 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 67 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në qendrën Kovid në Ohër 45 pacientë janë të hospitalizuar, në Prilep 50, në qendrën kovid në Gostivar 15, ndërsa në Strugë 32 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 32 pacientë, në Koçan 16, në Kërçovë 16, Kavadar 23, në Gjevgjeli nëntë, ndërsa në Dibër gjashtë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirusin. Ta keni parasysh se shifrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe çregjistrimeve të bëra të pacientëve.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me virus korona të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 725 dhe ka rreth 600 shtretër të lirë në qendrat e Kovidit.

Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, qëndron në kumtesë.