Në vend tonë mesatarisht, nga 150 deri në 160 njerëz në vit vdesin në aksidente trafiku, përkatësisht një person në çdo 2-3 ditë. Rreth 6.200 njerëz lëndohen çdo vit në aksidente trafiku. Në vitin 2018, 133 njerëz e kanë humbur jetën në rrugët dhe rrugicat e Maqedonisë, ndërkohë 5.860 kanë pësuar lëndime të rënda, transmeton Portalb.mk.

Në këtë statistikë të e zezë na përkujton Këshillin republikan për siguri në trafikun rrugor (KRSTRr) me rastin e Ditës botërore të kujtimit të viktimave të trafikut rrugor që shënohet sot me moton “Është koha! Zgjoje vetëdijen dhe thuaj ndal vdekjeve në rrugë”.

“Çdo vit, viktimave të reja – të vdekur dhe të plagosur, i shtohen miliona të shumtë që tashmë vuajnë si pasojë e aksidenteve në trafik. Kjo është arsyeja për të cilën KRSTRr e dërgon apelin “Është koha! Zgjoje vetëdijen dhe thuaj ndal vdekjeve në rrugë!” Ndal për shoferët të cilët pa menduar fare e shkelin pedalin për  të rritur shpejtësinë! Ndal për shoferët e dehur! Ndal për mos përdorimin e rripave të sigurisë! Ndal shoferëve të cilët drejtojnë automjete me të meta teknike dhe të pasigurta! Ndal motoçiklistët pa helmetë mbrojtës! Ndal për rrugët e këqija! Ndal për vendkalimet e pa shënjuara për këmbësorë! Ndal për korsitë e pasigurta për biçikleta!

Rreth 1.3 milion njerëz nga e gjithë bota humbasin jetën e tyre, , në nivel vjetor, në aksidente trafiku, ndërsa 20 deri 50 milion njerëz lëndohen. Kjo do të thotë se mbi 3.500 njerëz vdesin çdo ditë si rezultat i aksidenteve në trafik, që do të thotë se çdo 25 sekonda një person humbet jetën në ndonjë aksident trafiku.

Barra e pikëllimit dhe shqetësimit që e përjetojnë një numër i madh i njerëzve, si rezultat i aksidenteve në trafik, po rritet sepse shumë nga viktimat dhe njerëzit e plagosur në aksidente janë fëmijë dhe të rinj. Çdo vit në të gjithë botën, rreth 400,000 të rinj, deri në 25 vjeç, humbasin jetën në aksidente trafiku, pra 1.100 të rinj, deri në 25 vjeç, humbasin jetën e tyre në aksidente trafiku, çdo ditë, raporton KRSTRr.

Analizat e tyre tregojnë se aksidentet në trafik janë shkaku i parë i vdekjes së personave të moshës prej 15 deri në 19 vjeç, shkaku i dytë i vdekjes së personave të moshës nga 10 deri në 15 dhe 20 deri 24 vjeç, dhe shkaku i tretë i vdekjes së personave të moshës nga pesë në nëntë vjet.