Pasditën e sotme në rrethinën e Velesit kanë shpërthyer dy zjarre të reja, njëri mbi lumin Topolka në disa kilometra nga Velesi, ndërsa tjetri mbi manastirin tek fshati Omoran i Velesit.

Në shuarjen e tyre marrin pjesë ekipe të Njësisë kundër zjarreve nga Velesi.

Drejtorja e ekonomisë së pyjeve, Lubenka Popova për MIA ka thënë se zjarri është lokalizuar në ora 11, por përsëri është aktivizuar dhe lokalizuar rreth mesditës.

“Për shkak të rrezikut përsëri të shpërthejë ky zjarr pyjor, ekipet tona ende janë në terren ku do të jenë gjatë natës dhe nesër”, ka thënë Popova.

Ajo ka informuar se në shaurjen e zjarrit, dje në mbrëmje dhe sot ka marrë pjesë dy avionë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.