Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit në natën e kaluar, deri në mëngjes kanë hedhur 250 ton kripë në bulevardet dhe rrugët e qytetit me qëllim për të parandaluar paraqitjen e ngricave, AIM.

 

Në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, kurse rrugët tjera janë në kompetencë të komunës dhe ata janë të detyruar për pastrimin e tyre dhe mirëmbajtjen.

‘Apelojmë deri te qytetarët, pronarët e objekteve dhe shtëpive që tu përmbahen detyrimeve ligjore për pastrimin e borës’, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Poashtu edhe ‘Higjiena Komunale’ apelon komunat që të realizojnë obligimet e tyre për pastrimin e borës nëpër rrugë të cilat janë në kompetencë të tyre. /Telegrafi/