Qytetarët e Rumanisë sot votojnë për përbërjen e re parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i votimit ka nisur në ora 08.00 sipas kohës lokale për 18 milionë e 881 mijë votues në vend dhe për më shumë se 600 mijë votues jashtë vendit.

Si rezultat i votimeve në 18 mijë e 626 qendra votimi në të gjithë Rumaninë do të zgjedhen 330 deputetë dhe 136 senatorë.