Në Mexhidie në Rumani ,qyteti ku veproi  Ibrahim Temo një nga rilindasit që me veprimtarinë e tij la gjurmë në historigrafinë shqiptare u zbulua busti i tij nga autoritetet rumune të qytetit, si dhe përfaqësuesëve të Komunës së Strugës me në krye kryetarin Ziadin Sela. Me të gjitha nderimet u prit delegacioni i Komunës së Strugës nga kryetari i Bashkisë së Mexhidies , Valentin Urabie dhe deputetja rumune, njëherit edhe kryetare e Lidhjes së shqiptarëve të Rumanisë me rastin e zbulimit te bustit të rilindasit strugan Dr. Ibrahim Temo.Pjesë e  delegacionit të  Strugës  ishte edhe stërnipi i  Ibrahim Temos, Prof. dr. Remzi Pernaska një nga profesorët e njohur universitar në Shqipëri.Në këto aktivitetet u nderua jeta dhe vepra e Dr. Ibrahim Temos, sidomos periudha e jetës dhe veprimtarisë në qytetin e Mexhidies, ndërkohë përvec zbulimit të bustit u vizitua varreza e qytetit  vendi ku prehet ky strugan i njohur, si dhe shtëpia ku ai jetoi dhe veproi .Gjatë pritjes në bashki kryetari i Komunës së Strugës ,Ziadin Sela vlerësoi lartë figurën e Ibrahim Temos të ciline përkufizoi si një njeri që bashkon.’’Figurat e medha, si Temo, bashkojnë kombet edhe pas vdekjes. Jemi të nderuar me këtë respekt të veçante që i bëni intelektualit tonë strugan’’,potencoi Sela.Ndërkohë profesori Përnaska  pasi falenderoi autoritetet për vlerësimin që i bëhet Ibrahim Temos bashkë me Ziadin Sela hapën edhe çeshtjen e amanetit të Temos që trupi i tij pas vdekjes të prehet në Strugë. Kjo çështje iu la koordinimit dhe bashkëpunimit të mëtutjeshem mes dy qyteteve. Më 1945 në Mexhide të Rumanisë vdes Ibraim Temo një nga veprimtarët dhe aktivistët e dalluar të kauzës shqiptare  .Ai shkoi nga kjo botë duke lënë një amanet për të gjallët që eshtrat t’i prehen në vendlindje te “kasabaja e tij buzë gjolit” në Strugën e tij,amanet që edhe pasë 81 vjetësh nuk i është  plotësuar dhe duket se po harrohet.Ibraim Temo u lind më 21 Mars 1865 në Strugë dhe vdesë në mërgim në Mexhidie afër Kostancës në Rumani më 5 gusht të 1945-së.Ibrahim Temo ka hyrë në histori si një figurë e gjithëanshme që rrallë ndeshet në historinë e popujve.Ishte demokrat-revolucionar i përmasave të gjëra që i kaloi kufijtë e kombit të vet, madje edhe ata ballkanikë dhe të Perandorisë Osmane. Temoja studioi në Stamboll brenda viteve 1884-1895 dhe u dallua si njëri nga themeluesit e organizatës përparimtare “Bashkim e Përarim”(1889) bashkë me Dervish Himën. Ishin, dashuria për lirinë, urrejtja për despotët e tiranët, por veçanërisht dëshira e zjarrtë për ta parë Shqipërinë të lirë e të pavarur, ato që e bënë Ibrahimin të angazhohej politikisht.Për veprimtarinë e tij revolucionare Ibrahim Temo u burgus dhe më pas u dënua me vdekje në mungesë nga Perandoria Osmane.I përndjekur nga regjimi  u detyrua të largohet me gjithë familjen nga Turqia në Rumani në vitin 1895 ku vazhdoi të punojë në të mirë të lëvizjes së Turqve të rinj dhe sidomos për lëvizjen Kombëtare Shqiptare.U shqua si veprimtar i shoqërive patriotike shqiptare të Rumanisë,dhe dha një ndihmesë të madhe luftës për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane./Strugalajm.com

ziad 1 ziad2 ziad3 ziad 5