Në Gjykatën Penale në Shkup sot në seancën gjyqësore për rastin “Trajektorja” të PSP-së janë lëshuar rreth 30 “bomba” nga bisedat për dakordim se si të zbatohen procedurat juridike me kompanitë kineze rreth ndërtimit të akseve të autostradave Milladinoc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër në periudhën janar të vitit 2013.

Në bisedat më shumë dëgjoheshin bisedat e ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski me bashkëpunëtorët e tij dhe me ambasadorin e Maqedonisë në Kinë Oliver Shambovski, por edhe me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-ministrin e Financave Zoran Stavrevski.

Për rastin duhet të dëgjohen gjithsej 315 “bomba”.

Në “Trajektoren” janë të dyshuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i NP Rrugët shtetërore Lupço Georgievski se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të akseve të autostradave deri në Shtip dhe Ohër dhe i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të shtetit prej të paktën 155 milionë euro.