Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë sanksionuar 27 shoferë për shpejtësi, pesë kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 13 para se të marrin të drejtën për drejtimin e automjetit dhe dy fillestarë, tregojnë të dhënat e buletinit të SPB-së Shkup.

Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 13 aksidente rrugore, në dy prej aksidenteve lëndime të lehta trupore kanë marrë dy shoferë dhe një bashkudhëtar, në shtatë aksidente nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa në katër aksidente ka pasur dëme materiale.

Policia rrugore ka dhënë 116 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special të karrotrecit janë ngritur 89 vetura.

Nga komunikacioni janë përjashtuar gjashtë automjete të paregjistruara dhe dy teknikisht të parregullta. Në ngjyrën e kuqe kanë kaluar dy shoferë, dy shoferë nuk kanë dhënë leje për kalim të këmbësorëve në vendkalimet e këmbësorëve, 10 shoferë për reshtim të parregullt, një shofer për parakalim të parregullt, një shofer nuk ka dhënë përparësi për kalim të automjeteve në zonën e udhëkryqit, dy shoferë nuk kanë mbajtur rrip të sigurimit dhe 23 kanë përdorur telefonin celular.

Gjatë ditës Sektori për Parandalim në SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHFV “Aleksandri i Maqedonisë” në zonën e komunës Aerodrom, me nxënësit e klasës së dytë, në kuadër të projektit edukativ të qarkullimit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”./MIA