Sot në Shkup do të hapet edicioni i 11-të i ”Dita evropiane e sipërmarrësit & Java evropiane e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nga Shoqata Evropiane e Afarizmit (SHEA), ndërkaq do të mbahet konferencë me temë: ”Udhëheqja femërore, zhvillimi personal dhe etika”, ku do të flasin përfaqësues të Këshillit ekonomiko-social të Evropës, ekspertë të barazisë gjinore, gra menaxhuese dhe profesorë universitar.

Ky aktivitet organizohet me qëllim të promovimit të sipërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si motorë kryesorë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik./Telegrafi/