Shoqata ”Interaksioni Plus” nga Shkupi do të organizojë një aksion humanitar dhe punëtori edukative të quajtur ”Në vitin e ri me më pak probleme logopedike!,” përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti fillon sot dhe do të zgjatë deri më 25 nëntor. Përveç kontrolleve falas të secilit fëmijë që ka pengesa në të folur, atyre me vështirësi më të theksuara logopedike do t’u jepen doracaqe për ushtrime, nga shkrimtarë maqedonas.

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen te kjo shoqatë për ta shfrytëzuar këtë aksion.